Sport Shqiptar

Drita kërkon fitoren në tokën finlandeze

(Foto: FC Drita)

“Intelektualët” luajnë në Finalndë sonte për të hapur kampanjën e tyre në Ligën e Konferencës.

Aty, të mërkurën, do të përballet Fc Drita me Fc Inter Turku.

Ndeshja që do të luhet në kuadër të rrethit të parë kualifikues, do të zë vend në stadiumin “Veritas Stadion” me fillim nga ora 17:00 me kohën tonë lokale (18:00 në Finlandë).

Stadiumi “Veritas Stadion”, Turku, Finlandë

Skuadra vendase aktualisht garon në  elitën e futbollit finlandez, dhe stacionohet në pozitën e katërt.

Kurse, kampionati kosovar u mbyll para rreth një muaji, me Dritën që doli si nënkampione.

Për ndeshjen e sotme, tifozët gjilanas do të kenë 400 bileta për të ndjekur skuadrën e tyre.

“Intelektualët” kanë paralajmëruar prezencën e tyre në ndeshjen e sotme

Sa i përket fushës, ‘bardhekaltërit’ nuk kanë mungesa dhe janë që të gjithë në skuadër – përfshirë transferet e këtij afati kalimtar – për të dhënë kontributin e tyre.

“Ne duhet t’i shfrytëzojmë cilësitë tona, kam besim te skuadra që do të bëjë një performancë të mirë. Djemtë kanë punuar shumë gjatë kësaj faze dhe tani jemi gati për këtë sfidë. Skuadra jonë do të duket ndryshe nga viti i kaluar falë grupit që kemi ndërtuar”, ka theksuar trajneri, Ardian Nuhiu, për klubin.

Pavarësisht rezultatit të sotëm, të dyja skuadrat do të kthehen në Prishtinë pas gjshtë ditësh për të vendosur se cila do të kalojë tutje.

(Foto: FC Drita, Facebook) Lojtarët e Dritës dhe trajneri Nuhiu në Finlandë, një ditë para ndeshjes

Në rast se në “Fadil Vokrri” fatlume mbetet skuadra nga Gjilani, përballë do ta kenë klubin belg të Royal Antwerp.

Përndryshe, Kosova do të përfaqësohet edhe nga tre skuadra të tjera në garat evropiane.

Ballkani, kampion aktual i Superligës, ka përballë Zalgirisin e Lituanisë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, me të cilët barazoi 1:1 si vendas mbrëmë.

Lexo edhe:
Katër skuadra kosovare në Evropë, shfaqen probleme në mirëmbajtjen e “Fadil Vokrrit”

Kurse, Llapi luan Buducnostin e Malit të Zi, teksa Gjilani i Zekirija Ramadanit zhvillon ndeshjen e parë vendas kundër Liepajas së Letonisë. /Shqip.com