Sport Shqiptar

Drita fiton ndaj Fer Volleyn në Ligën “Gergj Kastrioti”

Drita ka triumfuar në ndeshjen e xhiros së dytë të ligës së përbashkët Shqipëri – Kosovë, “Gjergj Kastrioti, si mysafire e Fer Volley, të mërkurën mbrëma, në Ferizaj.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Lorik Ilazi siguroi fitoren me një rezultat 1-3 (19-25, 19-25, 25-23, 15-25).

“Intelektualet” fituan dy setet e parë me rezultat solid, po ferizajaset u rikthyen në të tretin duke e fituar me rezultat të ngushtë, para se gjilanaset të fitonin të katërtin për të siguruar fitoren e parë në Ligën “Gjergj Kastrioti”.

Drita në xhiron e parë u mposht nga Vllaznia e Shqipërisë me rezultat 3-1.

/Shqip.com