Sport Ndërkombëtar

Drejtuesit e United po e mendojnë shkarkimin e Solskjaer

Ole Gun Solskjaer

Ditët e Ole Gunnar Solskjaer në stolin e Manchester United – duket që janë drejtë fundit.

Sipas Dialy Mail Uk, drejtuesit e “Djajve të Kuq”, po e konsiderojnë seriozisht shkarkimin e tij, përcjell Shqip.com.

“Man United tani po e konsideron seriozisht shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer. Plani ishte që të paktën të mbahej norvegjezi në krye deri në fund të sezonit, por humbjet poshtëruese ndaj rivalëve Liverpool dhe Man City tani kanë ndryshuar gjërat”, shkruan ndër të tjera mediumi anglez.

Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, Unitedi gjendet në vendin e pestë dhe janë shumë larg kreut të tabelës.

Ighalo no-show represents sad end at Manchester United | Goal.com
Manchester United

Ata kanë pësuar katër humbje dhe gjenden në kuotën e 17 pikëve, nëntë më pak se Chelsea që është lidere në ishull.

Ditë më parë flitej se Antonio Conte do të merrte timonin e kësaj skuadre, por tashmë ajo altrenativë është e pamundur. Italiani është emëruar trajner i Tottenhamit, ndërsa për vendin e Ole-s nuk po fliten emra potencial që mund të vijnë.

Norvegjezi është emëruar trajner i Manchesterit në vititn 2019, ndërsa ende nuk ka fituar asnjë titull.

Suksesi më i madh për të, deri më tani ka qenë finalja e Europaligës dhe pozicionimi në vendin e dytë në ishull-sezonën e kaluar./Shqip.com