Lajme

Drejtoria e Krimeve Ekonomike me aksion në Prishtinë, nuk dihet arsyeja

Drejtoria për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në rajonin e Prishtinës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Policia e Kosovës

Ai nuk ka dhënë detaje se a ka arrestime, duke thënë se do të dalin me një komunikatë pas përfundimit të operacionit.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni për informacione shtesë”, ka thënë Bajrami./SHQIP.com