Sport Ndërkombëtar

Drejtori sportiv i Liverpool refuzon ofertën nga Chelsea

Michael Edwards

Misioni i “Bluve” të Londrës është të sigurojnë dikë që është ‘i mprehtë’ në sigurimin e lojtarëve.

Dera e parë që ata kanë trokitur, është ajo e Liverpool-it.

Michael Edwards i “The Reds”, ka refuzuar një ofertë nga Chelsea për t’u bërë drejtori i ri sportiv i klubit, sipas GOAL.com.

Michael Edwsrds dhe Jurgen Klopp

Edwards do të largohet nga “Anfield Road” këtë verë, pas plot një dekade karriere me klubin.

Ai është përgjegjës për nënshkrimin e lojtarëve kryesorë të Reds, duke përfshirë Alisson, Virgil van Dijk dhe Mo Salah.

Alisson, Van Dijk dhe Salah

Lojtarë këta, që sot mbajnë peshën kryesore në mes të shumë yjeve në ekip.

Nga ana tjetër, “The Blues” do të mbesin pa drejtoren e tyre sportive, Marina Granovskaia, e cila ishte kryesisht përgjegjëse për politikën e transferimeve të klubit.

Marina Granovskaia, FC Chelsea

Përndryshe, londinezët janë në pronësi të re që disa javë, dhe kanë në plan të ristrukturojnë pozicionet kyçe të tyre në aspektin organizativ dhe administrues. /Shqip.com