Sport Ndërkombëtar

Drejtori sporiv i Bayern është konfuz për Gnabryn

Hasan Salihamdzic dhe Serge Gnabry

I lidhur në “Allianz Arena” deri më 2023, Serge Gnabry akoma nuk ka vendosur laspin mbi kontratën e re.

Shkaqet nuk janë akoma të qarta nga lojtari, mirëpo nga kampi i bavarezëve mbeten vetëm me shpresa, siç tegon drejtori sportive i Bayernit, Hasan Salihamdzic.

“Ne vërtet duam ta mbajmë atë. Shpresoj që ai të zgjedhë Bayernin. Nëse një lojtar nuk dëshiron të vendosë për klubin, atëherë mund të gjejmë një zgjidhje që i bën të gjithë të lumtur”, ka thënë ai për SkyDe, raporon Fabrizio Romano.

Gnabry ka edhe një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale, por lojtari nuk ka dhënë sinjale në do të qëndrojë apo të largohet.

Gjermani është i etur për aventurë të re larg elitës së fubollit aty, pasi edhe është në pikun e moshës dhe karrierës së tij.

Ai veçse ka fituar Ligën e Kampionëve dhe katër tituj të Bundesligës, prandaj edhe nuk pritet që Bayern t’i ofrojë ati diçka më shumë, përveç pagës.

26-vjeçari mund të mendojë për hapin e radhës, me klubet si Real Madridi dhe Manchester United që e kanë në radarin e tyre.

Lexo edhe:
Gnabry po e mendon largimin nga Bayerni

Përndryshe, Gnabry është autor i 14 golave dhe gjashtë asistimeve në 34 paraqitje në kampionat përgjatë edicionit të kaluar.

Ndërsa, vlera e tij në treg arrin shifrën e 65 milionë eurove, sipas ‘transfermarkt’. /Shqip.com