Sport Shqiptar

Parku Taukbahqja po bëhet me fushë të Streetball, drejtori Rugova jep njoftimin

Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova njofton se lagjja TaukBahqe po bëhet me fushtë të Streetball.

Rugova tregon se fusha do të ketë material nga goma, e hapur për të gjithë, dhe do të jetë në harmoni me ambientin e mrekullueshëm që e rrethon.

Shkrimi i plotë:

Fushë për STREETBALL në TaukBahqe

Pas shumë kërkesave nga banorët e lagjës së TaukBahqes, posaçërisht të rinjtë e talentuar të saj, filluam me ndërtimin e fushës speciale për Streetball.

Bashkë, do të kombinojmë natyrën, sportin dhe ambiciet e rinisë tonë të mrekullueshme, për t’u dhënë platformë moderne në realizimin e ëndrrave të tyre.

Fusha do të ketë material nga goma, e hapur për të gjithë, dhe do të jetë në harmoni me ambientin e mrekullueshëm që e rrethon.

Prishtina – Qytet i Sportit!

/Shqip.com