Lajme

Flet drejtori i shkollës “Xhevdet Doda” pas raportimeve për bombë: Është vendosur të mos mbahet mësim sot

Shkolla "Xhevdet Doda" në Prishtinë

Policia e Kosovës ka rrethuar sot gjatë ditës objektin e shkollës  “Xhevdet Doda” në Prishtinë, pasi kishte dyshime për bombë.

Mirëpo, ky ishte alarm doli i rremë që më pas është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Drejtori i kësaj shkolle, Azem Jaha për SHQIP.com tha se procesi mësimor sot nuk është mbajtur për shkak të panikës së krijuar.

“ Kërcënimi ka ardh në formë elektronike, por DKA  tha se është fake news. Kemi pasur mbledhje dhe kanë ardhur organet policore të cilët na urdhëruan që ta lëshojmë objektin. Ne kemi liruar ambientin dhe procesi mësimor nuk ka vazhduar’, tha ai.

Ai tha se tashmë situate është e qetë dhe nesër do të vazhdojë procesi mësimor i rregullt.

Ndryshe  nga Policia e Kosovës për SHQIP.com kanë thënë se organet e rendit pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme ka rezultuar se informata për shpërthim ishte e rrejshme.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, tha Ahmeti.

Ndryshe, sot në adresën elektronike të shkollës, ‘Xhevdet Doda’ në kryeqytet ishte paralajmëruar një shpërthim i mundshëm./SHQIP.com