Lajme

Drecun: Aksioni i sotëm ishte i planifikuar

Milovan Drecun, kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë

Kryetari i Komisionit për Kosovën, Milovan Drecun, ka thënë se aksioni i sotëm për reciprocitetin e targave ishte i planifikuar paraprakisht nga Prishtina.

“KFOR duhet të sigurojë lirinë e lëvizjes”, ka thenë ai, raporton agjencia e lajmeve Tanjug.

Ai po ashtu ka thënë se se “nuk ka dyshim se KFOR -i kishte njohuri për lëvizjen e njësive speciale, në këtë rast, siç thotë ai, që është Njësia Speciale e Kosovës”.

Lexo edhe:
Reciprociteti i targave nga perspektiva e Prishtinës, Beogradit dhe Brukselit

Mëngjesin e së hënës, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u pozicionuan në pikën kufitare, Jarinje, për ta zbatuar reciprocitetin me Serbinë për targat.

Pak kohë më pas, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se “askush s’mund të hyjë në Kosovë pa targa RKS”.

“Njoftojmë opinionin se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin “RKS”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Por, serbët nuk u pajtuan me këtë aksion që për qëllim kishte vendosjen e një rendi që po cilësohet të jetë pjesë e Marrëveshjes së Brukselit për lëvizjen e lirë.

Një numër i serbëve dolën në rrugë, pos protestave – bllokuan rrugën me dhjetëra kamionë. /Shqip.com