Sport Ndërkombëtar

“Drama” e trajnerëve në “Camp Nou”

Në “Camp Nou” janë duke ndodhur disa “drama” të cilave nuk po u shihet fundi.

Katalunasit janë pa pikë pas dy gjirove të zhvilluara në Ligën e Kampionëve dhe sipas shumë mediave spanjolle ndeshja ndaj Atletico Madrid të dielën do jetë e fundit për Ronald Koeman në stolin e trajnerit, transmeton Shqip.com.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” në ballinën e saj ka vendosur emrat e trajnerëve që mund të zëvendësojnë holandezin.

I pari në këtë listë është trajneri i Chelseat, Thomas Thuchel që është duke kaluar nëpër një periudhë fenomenale që kur ka zbarkuar në Londër.

Thomas Tuchel places his religion in Chelsea gamers regardless of  back-to-back defeats | Report Wire
Thomas Tuchel

Me Chelsean ai ka fituar Ligën e Kampionëve në sezonën e kaluar dhe mundësitë për ta sjellë te Barca janë të vogla.

Pas tij vie, Bob Martinez që është trajner i kombëtares belge. Nesë Martinez do të bëhej trajner i Barces atëherë me vete do merrte edhe Thiery Henryn i cili është asistent i tij.

Henry pëlqehet shumë nga fansat katalunas pasi neë të kaluarën ka qenë futbollist i Barcelonës ku edhe kishte fituar Ligën e Kampionëve.

Thierry Henry and Roberto Martinez 'in line to replace Leicester boss  Claude Puel, who has two games to save job'
Thiery Henry dhe Roberto Martinez

Një nga favoritët kryesorë për marrë timonin e pesë herë fituesve të Ligës së Kampionëve është Xavi Hernandez.

Xavi është trajneri i Al-Sadd-s, të cilët janë shpallur kampionë në Katar sezonën e kaluar.

E kaluara e tij e artë me blaugranët e bëjnë atë të preferuarin e fansave që te vie në krye të ekipit spanjoll, teksa në të kaluarën edhe ai vetë kishte shprehur dëshirën për një gjë të tillë, duke thënë “ Është ëndrra ime që një ditë ta drejtoj Barcelonën”.

Xavi Hernández will be the next coach of FC Barcelona"
Xavi Hernandez

Dy opsione tjera sipas Mundo Deportivos mbeten Andrea Pirlo i cili është pa ekip, pasi Juventusi e kishte shkarkuar në përfundim të sezonës së kaluar dhe Marcelo Gallardo që është trajner në River Plate.

Nëse Koeman shkarkohet, athëherë trajneri i ri do ishte i treti në tre vitet e fundit që vie në krye të Barcelonës./Shqip.com

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "MUNDO DEPORTIVO mntndgutreinn El Barça trabaja en linminente relevo in daro candidatoy un dilema: tecnico puente odefinitivo KOEMAN, SENTENCIADO Los eferidos presidente, come Tuchel, no pueden aun, de los el ultimo en es Conte Bob Martínez Andrea Pirlo Χανί Hernández Marcelo Gallardo Thomas Tuchel Chalsnt LA LISTA 1 DE LAPORTA SELECCIÓN Lucho llama a Gaviy espera aAnsuFati BASKET Pau Gasol desvelará su futuro elmartes EUROPALEAGUE AGUE ElBetis, lanzado, no daopcion Ferencvaros (1-3) OCEDAD-MÃNACD 1-1"
Ballina e “Mundo Deportivos”