Art Jetese

Doza të larta të vitaminës D mund të shkaktojnë probleme të veshkave

Toksiciteti i vitaminës D ose i quajtur ndryshe hipervitaminoza D, është një gjendje e rrallë por potencialisht serioze që ndodh kur keni sasi të tepërt të vitaminës D në trup.

Kjo dukuri shëndetësore zakonisht shkaktohet nga doza të mëdha të suplementeve të vitaminës D dhe jo nga ushqimi ose ekspozimi në diell.

Kjo sepse trupi juaj rregullon sasinë e vitaminës D të prodhuar nga ekspozimi në diell, madje edhe ushqimet e pasura me vitaminë D nuk përmbajnë sasi të mëdha të saj.

Pasoja kryesore e dozave të larta të vitaminës D është grumbullimi i kalciumit në gjakë, e cila mund të shkaktojë të përziera, të vjella, dobësi dhe urinim të shpeshtë.

Doza të larta të vitaminës D mund të shkaktojnë dhimbje të kockave dhe probleme të veshkave, të tilla si formimi i gurëve.

Trajtimi përfshin ndalimin e marrjes së vitaminës D dhe kufizimin e kalciumit dietik.

Nivelet e gjakut duhet të monitorohen në rast se dikush po merr doza të larta të vitaminës D.

Sa Vitaminë D duhet të marrë një i rritur?

Në përgjithësi, një i rritur duhet të konsumojë për rreth 15 mikrogramë në ditë, shkruan Agroweb.

Të moshuarit mbi moshën 70 vjeç duhet të konsumojë për rreth 20 mikrogramë në ditë.