Lajme

Dosja për Vettingun në drejtësi dorëzohet në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ia kanë dorëzuar dosjen për vetting në drejtësi, kryetari të Kuvendi të Kosovës Glauk Konjufca.

Kjo dosje është dorëzuar pas një conference për media të mbajtur nga Kurti dhe Haxhiu.

Në fjalën e tij Kurti është shprehur se vetingu është proces i rëndësishëm.

“Besimi në drejtësi është besim në shtet. Kemi vendosur reforma në drejtësi. Gjatë një viti e gjysmë kemi bërë shumë punë për të përmisuar sistemin e drejtësisë.” është shprehur Kurti.

Po ashtu Kurti është shprehur se puna e nisur nuk mund të mbarojë pa Vettingun dhe sigurimin që institucionet ta parandalojnë krimin.

“Puna e nisur nuk mund të mbarojë pa Vettingun dhe sigurimin që institucionet e parandalojnë krimin, gjykatat japin dënimet e merituara, burgjet rehabilitojnë të dënuarit, kurse qytetarët kthejnë besimin në rendin dhe ligjin, e ndjehen të sigurt, e që për detyrë e ka shteti”.

Ndërsa në fjalën e saj, Albulena Haxhiu është shprehur se që nga fillimi i mandatit si Qeveri kanë punuar për procesin e vetingut.

Po ashtu Ministrja e Drejtësisë kohë më parë kishte thënë se si Qeveria kanë plan B, nëse vettingu nuk do të votohet në Kuvendin e Kosovës nga ana e partive parlamentare./Shqip.com