Sport Ndërkombëtar

Dortmundi në kërkim të një lojtari për të zëvendësuar Hallerin

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka konfirmuar se klubi do të nënshkruajë një zëvendësues për Sebastian Haller, ndërsa ai vazhdon të shërohet nga kanceri.

Ish-sulmuesi i Ajax është diagnostikuar me një tumor testicular, i cili rezultoi malinj, në fillim të korrikut dhe tashmë ka përfunduar fazën e parë të trajtimit.

Haller iu bashkua Dortmundit nga Ajax në një marrëveshje katërvjeçare me vlerë 27 milionë funte në fillim të kësaj vere.

Ai do të forconte sulmin e Edin Terzic, pas largimit të Erling Haaland te kampioni i Premierligës, Manchester City në maj.

Haller do të mungojë për disa muaj pasi ai vazhdon të shërohet nga kanceri dhe Dortmundi po kërkon të nënshkruajë një zëvendësues afatshkurtër.

Shumë emra janë përmendur si zëvendësuesi i mundshëm i Hallerit, përfshirë ish-sulmuesin e Manchester United, Edinson Cavani.

35-vjeçari është një lojtar i lirë, por raportohet se kërkon 10 milionë euro paga, që mund të jetë një pengesë e madhe për Dortmundin./Shqip.com