Dortmundi e “rrëmben” vendin e parë në Bundesliga

Borussia Dortmund e ka marrë primatin në Bundesliga, pasi e kanë mposhtur Mainzi-n me rezultat 3-1.
Vendasit ishin superiorë që nga fillimi i takimit, pasi kaluan në epërsi qysh në minutën e tretë, me anë të Marco Reus, shkruan Shqip.com.
Fakitkisht, ky ishte edhe goli i vetëm i shënuar në këtë 45 minutësh.
Për ta dyfishuar rezultatin u përkujdes i zakonshmi, Erlling Haaland, në minutën e 54-të, pasi shënoi nga pika e bardhë.
Ndeshja u bë “dramtike”, kur Jonathan Burkardt realizoi për Manzinin, në minutën e 87-të dhe rezultati u ngushtua në 2-1.
Por, “hovin” e sulmeve të mysafirëve e ndali Haaland, me golin e shënuar në minutat shtesë.
Për sulmuesin norvergjez, ky ishte goli i tetë në gjashtë ndeshje kampionale këtë sezonë në Bundesliga.
21 vjeçari po e tregon në vazhdimësi që po “rritet” si futbollist çdo ditë e më shumë.
Kjo fitore e ngrit Dortmundin në pozitën e parë në Bundesliga me 18 pikë, dy më shumë se Bayern Munchen që ka të zhvilluar një ndeshje më pak./Shqip.com