Sport Shqiptar

Donjeta Sadiku ka mbetur pa medalje në Lojërat Evropiane

Boksierja Donjeta Sadiku ka mbetur pa medalje në Lojërat Evropiane që po mbahen në Krakow të Polonisë.

Sadiku, të mërkurën është mposhtur në çerekfinale të kategorisë deri 60 kilogramë për t’i dhënë fund pjesëmarrjes së saj në këtë ngjarje dhe për të shuar shpresat e Kosovës për medaljes.

Në çerekfinale, Sadiku pësoi nga francezja Estelle Mossley, e cila u tregua më e mirë në dy rundet e para për të fituar 4:1 me vlerësim të jurisë.

Për Sadikun, që e fitoi vetëm rundin e tretë ndaj franceze Mossley, kjo ishte humbja e parë në tri meçe të zhvilluara në Poloni, ku regjistroi edhe dy fitore.

/Shqip.com