Art Jetese

Doni të kurseni para? Ja çfarë nuk duhet blerë në vitin 2023

Një numër i konsiderueshëm i  njerëzve janë të prirur që të shpenzojnë shumë para.

Krahas kësaj, pandemia bëri një ndërgjegjësim për kursime për shkak të krizës së madhe që solli.

Edhe tani që përballet vendi me inflacionin, është e domosdoshme që të bëhet kursimi dhe evitimi i shpenzimeve të panevojshme.

Ne, kemi sjellur disa nga gjerat që nuk janë të nevojshme që të shpenzohen shumë para për ato.

Plastika

Plastika është një produkt i cili mund të shkaktojë edhe ndotjen e tokës, ajrit dhe ujit andaj, evitimi i saj dhe blerja e produkteve të ripërdorshme mund të kursej shumë para si dhe të kursej tokën nga ndotja.

Letra dhe bojë për printer

Ne po jetojmë në një revolucion dixhital, që do të thotë se ka gjithnjë e më pak mbështetje në kopjet e letrës.

Shumë skedarë mund të dërgohen me email, të shkarkohen dhe të ruhen në kompjuter ose pajisjet tuaja, raporton AgroWeb.

Sot, edhe kontratat mund të nënshkruhen në mënyrë dixhitale duke përdorur programe si DocuSign. Kështu mund të kurseni mjedisin dhe portofolin tuaj gjithashtu.

Abonimet e aplikacioneve

Në botën dixhitale ekzistojnë pafund aplikacione dhe çdo vit cilësia e tyre përmirësohet, duke bërë që të vjetrit të mbeten pa u përdorur. Sigurohuni të bëni anulimin e abonimeve për programet që nuk ju nevojiten më.

Pijet që konsumoni në përditshmëri

Në vend që të blini çdo ditë pije të ndryshme, provoni t’i bëni vetë në shtëpi. Investoni në makineri që ndihmojnë në përgatitjen e tyre dhe shijoni pijet tuaja të preferuara me më pak kosto dhe me siguri më të lartë.

Solucionet e pastrimit

Solucionet e pastrimit përbëhen nga kimikate të dëmshme që mund të jenë toksike pas një periudhe të gjatë kohore. Ekziston një mundësi tjetër për të pasur të njëjtën ndjesi freskie në shtëpinë tuaj pa e vënë veten në rrezik dhe duke kursyer para.

Ju mund t’i përgatisni vetë shumë prej solucioneve të pastrimit, si për shembull një përzierje me uthull ose sode buke me ujë dhe disa vajra esencialë për një aromë të freskët.

/Shqip.com