Sport Shqiptar

Donat Hasanaj bëhet me skuadër të re pas largimit nga Ferizaj

Futbollisti i mirënjohur kosovar, Donat Hasanaj, është larguar ditë më parë nga skuadra e Ferizajt.

Lajmi për ndarjen e Hasanajt me Ferizajn e ka konfirmuar edhe zyrtarisht faqja zyrtare e klubit.

Shqip.com mëson se Hasanaj do të bëhet së shpejti me ekip të ri.

Ai do ta vazhdojë karrierën te Feronikeli 74, ekip që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Feronikeli në Ligën e Parë zë pozitën e Parë pas stinorit vjeshtor me 28 pijë, tre më shumë se Istogu.

Hasanaj 24-vjeçar në karrierën e tij ka luajtur edhe në disa skuadra si Dukagjini, Flamurtari, Prishtina, Drita e KEK-u.

/Shqip.com