Rozë

Don Xhoni i quan “zagarë” gazetarët që po shkruajnë për të

Don Xhon

Don Xhoni nuk është përmbajtur ndaj gazetarëve që po shkruajnë për jeten e tij private.

Që kur modelja ruse konfirmoi ndarjen me reperin me anë të një postimi në instagram, mediat shqiptare kanë shkruar vazhdimisht për jetën private të Don Xhonit.

Ky i fundit nuk është përmbajtur dhe ka bërë një reagim tepër të ashpër ndaj gazetarëve që po merren me jetën e tij private.

Don Xhoni dhe Ariana Lirey

“Po më vjen mirë që rash unë edhe po keni çka me shkrujt edhe me e nxjerr naj cent, masi është muji i bekum i keni me t’hallall, veç fitoni! Shkruni mirë e keq,veç boni pare!”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera ai i quajti “zagarë” gazetarët.

Lidhja me modelen ruse mori fund vetëm pesë muaj pas fotos që Don Xhoni kishte postuar në instagram duke konfirmuar hapur lidhjen./Shqip.com

Foto: Ilustrim