Lajme

(DOKUMENT) Vizita në SHBA, Kurtit i kushtoi 36 mijë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Shpenzimet e kryeministrit Albin Kurti gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kushtuar 36 mijë euro 722 euro.

Sipas dokumenteve të siguruara nga SHQIP.com përmes Qasjes në Dokumete Pubklike, kryeministri Kurti ka shpenzuar 9304 euro, prej të cilave 4853 për akomodim, 4279 euro për bileta avionic.

Ndërsa, shefi i Qeverisë nuk ka marrë mëditje.

Në anën tjetër, shefi i kabitetit të Kurtit, Luan Dalipi, ka shpenzuar gjithsej 9480 euro.

Ai ka marrë 1617 euro mëditje dhe shpenzime tjera në akomodim dhe bileta, raporton SHQIP.com.

Këshilltari tjetër i Kurtit, Tien Mu, ka shpenzuar 2921 euro, të gjitha janë për bileta aeroplane.

Arun Singh Chaudhary ka shpenzuar 2970 euro në bileta aeroplane.

Lulzon Jaggjiu ka shpenzuar 2631 euro.

Fotografi Patrik Domi ka shpenzuar në total 9413 euro. Ka marrë 1963 euro mëditje, ndërsa 4324 janë destinuar për akomodim deisa bileta e aeroplanit i ka kushtuar 3047 euro bileta.

Lajmi në përditësim…