Dogana konfiskon 10 telefona në pikën kufitare në Vërmicë

Zyrtarët doganorë kanë parandaluar kontrabandën me 10 telefonave mobil në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, përcjell Shqip.com.
Përmes njoftimit, Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në një kombi-bus, kanë sekuestruar 10 telefona të llojit “Samsung Galaxy A32”, të cilët nuk ishin deklaruar nga ana e shoferit.

“Në pikë kalimin kufitar të Vermice është paraqitur kombi-bus me targa kosovare i linjës Prishtinë-Ulqin-Prishtinë, pas pyetjes nga ana e oficerëve doganor personi përgjegjës është përgjigjur që nuk ka asgjë, pastaj i njëjti automjet është selektuar për kontrolle në vijën e dytë.
Gjatë kontrollës nën karrikën e parë është hasur në mallra të padeklaruara: – Telefona të menqur Samsung Galaxy A32 në sasi prej 10 copë në paketim së bashku me adaptera (mbushëse)”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Tutje, Dogana ka njoftuar se të gjitha mallrat janë konfiskuar dhe se rasti ka vazhduar për kundërvajtje doganore./SHQIP.com