Lajme

Dogana e Kosovës: Vaji ushqimor është importuar me çmim 1.22 dhe 1.45 euro gjatë muajve janar dhe shkurt 2022

Vaji

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë muajve janar, shkurt dhe një pjesë e marsin në Kosovë është importuar vaj ushqimor me çmim prej një euro e 22 cent deri në një euro e 45 cent.

Sipas Doganës gjatë kësaj periudhe Kosova ka pranuar 3.3 milion lira vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milion vaj luledielli i papërpunuar.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, gjatë vitit 2021 në total janë importuar 17.7 milion litra vaj i përpunuar dhe 5 milion litra vaj i papërpunuar.

“Vajrat ushqimorë në import kanë variuar në çmim gjatë vitit 2021 duke filluar 1.11 euro/cent në janar të 2021 e ka shënuar rritje ne 1.44 euro/cent në dhjetor të vitit 2021, derisa taksat që paguan një litër vaj në import është TVSH-ja e reduktuar 8%”, thuhet tutje në komunikatë.

Dogana e Kosovës ka ftuar qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095./Shqip.com