Lajme

Dogana e Kosovës deklarohet për aksionin e sotëm nëpër “mobi shop”

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kontrolluar gjashtë pika shitëse të telefonave mobil.

Tregojnë se kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme, raporton Shqip.com

Dyshuan se disa mallra kanë hyrë në dyqane në mënyrë të paligjshme; pra pa i kryer obligimet doganore.

Lexo edhe:
Në mesin e dyqaneve të dyshuar për “kontrabandim” është edhe “Fita”

Po ashtu, në njoftim thuhet se janë gjetur hapësira të modifikuara për fshehjen e telefonave.

Aksioni është duke vazhduar edhe më tutje.

Burime të Shqip.com brenda doganës bëjnë me dije se janë bastisur disa prej këtyre lokaleve, meqë dyshohet për keqpërdorime.

Shqip.com merr vesh se disa nga lokalet që janë bastisur janë “Fita”, “Gega”, “Arsi” dhe “Asr”, por ka edhe të tjerë. /Shqip.com