Lajme

KQZ certifikon rezultatet e raundit të dytë në 18 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e balotazhit në 18 komuna.

Tri komuna rezultatet e të cilave nuk janë certifikuar ende janë Prizreni, Dragashi dhe Kllokoti.

Kjo pasi pritet verdikti i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për partitë që janë ankuar si dhe vendimi i Gjykatës Supreme.

Lexo edhe:
Në mesin e dyqaneve të dyshuar për “kontrabandim” është edhe “Fita”

“Aktualisht në PZAP janë në procedurë të shqyrtimit dhe vendosjes dy ankesa që kanë të bëjnë me komunën e Prizrenit dhe Kllokotit, ndërsa një tjetër, që ka të bëjë me komunën e Dragashit është në proces në Gjykatën Supreme”.

“Në mbledhje u tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë që palët të shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore. ”, ka njoftuar KQZ.

Ndërsa, më parë janë ceriifikuar edhe komunat që partitë politike kanë fituar pa balotazh.

Raundi i parë është mbajtur më 17 tetor, ndërsa i dyti më 14 nëntor. /Shqip.com