Art Jetese

Dobësimi i sistemit imunitar, shkaqet dhe kujdesi

Përqendrimi në një regjim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar ushqimor, gjumi, reduktimi i stresit dhe aktiviteti fizik, janë faktorët kryesorë për të pasur një sistem të fortë imunitar.

Sistemi imunitar mund të dobësohet për shkak të ndonjë sëmundje, mirëpo edhe pakujdesisë në ushqime.

Më poshtë gjeni një listë të ushqimeve të cilat dobësojnë sistemin imunitar.

Pijet freskuese

Nuk është për t’u habitur që pijet freskuese janë të larta në sheqer dhe kalori, e gjithashtu nuk kanë ndonjë vlerë ushqyese. Ato mund të çojnë në shtim të peshës deri në mbipeshë dhe të dobësojnë sistemin imunitar.

Alkooli

Konsumi i tepërt i alkoolit, mund të dobësojë sistemin imunitar dhe gjithashtu të prishë gjumin, një aspekt tjetër që mund të ndikojë tek imuniteti.

Ëmbëlsirat

Sheqernat e përpunuara, si ato që gjenden tek karamelet, çokollatat, kosi i frutave mund të rrisin shënjuesit inflamatorë në trup, duke ndikuar negativisht në sistemin imunitar.

Pijet energjike

Pijet energjike kanë tendencë të jenë po aq të larta ose edhe më të larta, në sheqer sesa pije freskuese.

Për më tepër, pijet energjike kanë një përmbajtje shumë të lartë të kafeinës, që mund të rrisë inflamacionin në trup.

Akulloret

Akullorja mund të ketë deri në gjashtë herë sasinë e sheqerit që ju duhet për tërë ditën dhe rrit inflamacionin në trup.

Fast Food-et

Shmangia e ushqimeve të shpejta që përmbajnë shumë kalori, yndyrna të ngopura, natrium dhe sheqer është ideale për të mbrojtur sistemin tuaj imunitar.

Ushqimet që përmbajnë shumë natrium

Shmangia e natriumit është e vështirë, veçanërisht sepse gjendet në shumë ushqime, duke përfshirë ushqimet e ngrira, supa e konservuar, perimet, djathi, pica, mezet e lehta dhe mishi, shkruan agroweb.

Konsumi i lartë i natriumit, mund të rrisë presionin e gjakut dhe gjithashtu të ketë efekt negativ në funksionimin imunitar.

Minimizoni marrjen e natriumit dhe shmangni çdo ushqim me përmbajtje të lartë natriumi.