Lajme

Do të montohen 70 kg tritol për rrëzimin e objektit në Kavajë

Në vijnë bregdetare të Kavajës është planifikuar rrëzimi i objektit “Prestige Resort”.

Siç raporton Abcneës.al, kjo pritet të bëhet duke hapur 730 vrima në të cilat do të vendosën 70 kilogramë tritol.

Ky aksion do të zhvillohet nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere.

Inspektorët e IKMT dhe policisë së Shtetit kanë marrë të gjitha masat për perimetrin e sigurisë dhe lajmërimin e banorëve të zonës.

Shpërthimi i kontrolluar do të ekzekutohet në orën 15.00.

Në lidhje me këtë vendim, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe të gjitha hapat nga institucionet përkatëse.

Në një bashkëbisedim me qytetarët dhe gazetarët në Facebook, Rama tha ky është vetëm fillimi dhe se qeveria do të vazhdojë operacionin kundër ndërtimeve pa leje.

/Shqip.com