Sport Shqiptar

Djali i Rudi Vatës kërkohet nga dy skuadra italiane

Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata është një nga emrat më të lakuar të dy klubeve italiane, Hellas Verona dhe Torino. I pari që shfaqi interes për 18-vjeçarin ishte klubi torinez, por tashmë garës për mesfushorin me tipare ofensive i është bashkuar edhe Verona.

Vata konsiderohet si një prej lojtarëve më të talentuar të brezit të tij në Irlandë. Djaloshi është rritur tek gjigantët e futbollit skocez, Celtic, dhe ia ka dalë madje të debutojë me ekipin e parë duke regjistruar edhe katër paraqitje.

Tashmë, me një vit të mbetur në kontratë me Celticun, Verona dhe Torino po mundohen ta transferojnë Vatën që në këtë afat kalimtar në elitën e futbollit italian, Serie A. Vata është gjithashtu pjesë e Iralndës U21 ndërsa ka qenë pjesë e të gjithë ekipeve zinxhir të Kombëtares irlandeze duke nisur nga ajo U15.

/Shqip.com