Sport Ndërkombëtar

“Djajtë e Kuq” dorëzohen përballë Leicesterit

Udhëtuan për fitore, por “Djajtë e Kuq”, kanë dalë kokëulur nga “King Power Stadium”.

Në një dramë të vërtetë, me shumë kthesa të rezultatit, Manchester United është mposhtur nga Lesicester City me rezultat 4-2, shkruan Shqip.com.

Të parët që shënuan ishin mysafirët të cilët shënuan me anë të Mason Greenwood, i cili realizoi një eurogol me të majtën e tij.

https://twitter.com/goal7tv/status/1449381345587650561?s=20
Goli i shënuar nga Greenwood

Por, ekipi vendas u kundërpërgji me Tielemans qe e barazoi rezultatin në 1-1 dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1.

Pjesa e dytë ishte më e zjarrtë, ama për të parë golin e parë u desh të pritej deri në minitën e 78-yë kur Soyuncu shënoi për 2-1, teksa vetëm dy minuta më pas, rezultati u barazua nga Marcus Rashford.

Për sulmuesin anglez ky ishte goli i parë në paraqitjene  parë këtë sezonë në Premierligë, por gëzimi i tij nuk zgjati shumë.

Pas vetëm 60 sekondave ishte Jammie Vardy që e dërgoi topin në rrjetë, për 3-2, ndërsa fitoren e “vulosi” Daka, më golin e realizuar në minutat shtesë të takimit.

Goli i shënuar nga Vardy

Pas kësaj humbje, Unitedi bie në pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Leicesteri ngritët në pozitën e 11-të.

Në ndeshjet tjera u zhvilluan këto rezultate:

Aston Villa 2-3 Woverhapton Wanderers

Manchester City 2-0 Burnley

NoriWch City 0-0 Brighton & Hove Albion

Southampton 1-0 Leeds United/Shqip.com