Sport Ndërkombëtar

Ditë e madhe për Cameron Norrie

Cameron Norrie

Cameron Norrie e ka siguruar biletën për në çerekfinale të Wimbeldonit.

Tenisti britanez zhvilloi një ndeshje fenomenale – dhe triumfoi me rezultat 3-0 në sete (6-4 7-5 6-4).

Për Norrie kjo fitore ishte e veçantë, sepse është hera e parë në karrierën e tij që kualifikohet në mesin e tetë më të mirëve.

“Është një tronditje të arrish në çerekfinale për herë të pare. Të luajmë një ndeshje të tillë, një ndeshje të madhe për të dy ne, të luaja ashtu siç bëra ishte shumë mirë. Më pëlqeu shumë”, tha ai pas fitores.

Cameron është 26 vjeçar, teksa është numri i 159-të në ranglistën botërore./Shqip.com