Sport Shqiptar

Distria Krasniqi pjesë e promovimit të Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi është pjesë e promovimit të xhudos në “Lojërat Olimpike” që do të zhvillohen në kryeqytetin francez, Paris, në vitin 2024.

Trajneri i Kosovës, Driton Kuka, ka shpërndarë foton e Distrias duke lajmëruar për një gjë të tillë.

“Për një ditë të mbarë. Drejt Parisit 2024”. “Foto nga European Judo Union, për promovimin e xhudos në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024′”.

“Kampionia jonë Olimpike ishte pjesë e prezantimit kurse mungoi Nora meqenëse nuk ishte në Grand Slamin e Parisit kësaj radhe”, ka shkruar Kuka.

/Shqip.com