Distria Krasniqi mbetet pa medalje në Baku
Publikuar:
(05.11.2021 16:59:06)

Kampionja Olimpike në kategorinë -48 kilogramë, Distria Krasniqi, është pozicionuar e pesta në Grand Slamin e Xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Përkundër përpjekjeve, ajo nuk mundi që të “rrëmbejë” ndonjë pozitë më të mirë, në këtë kompeticion, shkruan Shqip.com.
Krasniqi “korri” dy fitore dhe dy humbje, ndërsa këtë herë garoi në kategorinë -52 kilogramë.
Në “luftën” për medalje të bronztë, ajo humbi në vazhdime me Ippon kundër garueses nga Rusia, Anastasia Polikarpova.
Për kampionen, kjo ishte pjesëmarrja e parë në një garë, që nga Lojërat Olimpike “Tokio 2021”.
Ajo ishte xhudistja e vetme nga Kosova që mori pjesë në këtë “Grand Slam”./Shqip.com