Të famshmit shqiptar që përkrahin komunitetin LGBTIQ+

Nga e hëna ka nisur “Java e Krenarisë 2022” në Kosovë.
Me sloganin “EDHE N’SHTET, EDHE N’FAMILJE” edhe këtë vit në edicionin e saj të gjashtë, Java e Krenarisë, pasqyron praninë dhe ekzistencën e mohuar të personave LGBTIQ+.
Disa nga emrat e njohur të ekranit në vazhdimësi kanë treguar përkrahjen ndaj këtij grupi të veçantë.
Faqja e “Dylberizm” në Facebook ka postuar disa video të disa prej këtyre emrave ku secili me fjalë motivuese përkrahë grupin LGBT dhe bëjnë ftesë t’i bashkoheni Javës së Krenarisë.
Mesazh nga Adelina Ismaili:
“Të dashur dylber e aleatë të komunitetit LGBT, urime Java e Krenarisë përmes platformës “Dylberizm” dëshiroj t’iu them se kjo javë është pikërisht koha ku të gjithë duhet me u ba bashkë kundër urrejtjes e diskriminimit, ka ardh koha ku secili prej nesh duhet me ngrit zanin për shkeljen e të drejtave të njeriut, pamarrë parasysh a jemi gey, a jemi heteroseksual apo transngjinor, a jemi rom a shqiptar apo ashkali ne jemi njerëz, ne duhet te bashkohemi që të gjithë te trjatohemi të barabartë, prandaj Java e Krenarisë është një mundësi shumë e mirë me njoftu, me msu me diskutu sa ma shumë për çështjet e komunitetit LGBQ, ju thrras të bashkohemi me datën 9 qershor në Sheshin Skenderbeu në Prishtinë e të marshojmë së bashku në Paradën e Krenarisë e të festojmë së bashku barazinë, kdashurinë por edhe rezistencën”.
Mesazh nga Liberta Spahiu:
A thu qysh kishte me qenë bota nëse dashuria e gjithsecilit prej nesh nuk kishte me paraqit problem për disa, definitivisht shumë ama shumë më e mirë se kjo e sotmja. Për të festu dashnin për të bërë thirrje për tolerancë dhe për ta ngritur zërin kundër shumë padrejtësive ju ftoj me datën 9 qershor në Paradën dhe gjitha aktivitetet e Javës së Krenarisë. “Edhe në shtet edhe në familje”, le t’ju japim zë të heshturve , le të pranojmë veten dhe të tjerët përreth ashtu siç janë. Qysh thotë një nga shprehjet e mia te preferuara s’ka asgjë gabim në secilin prej nesh por ka shumë gjëra gabim në botën ku jetojmë. Dashni dhe shumë dashni”.
Mesazh nga Vesa Luma:
“Përshëndetje të gjitheve, une jam Vesa Luma dhe ju që po shikoni këtë video me siguri jeni duke u përgatitur për datën 9 Qershor në sheshin Skenderbe në Prishtinë ku do të shënohet Java e Krenarisë, java e cila do iu kujtoj dhe do na kujtojë gjithë nese se sa ngjyra të bukura ka kjo natyrë. Se dashnia është mbi të gjitha dhe asnjë forcë tjetër nuk ka me mujt me e ndalë këtë dhunti që nana natyrë na ka dhanë. Une jam shumë e bindur që këtë herë fatkeqësisht që unë dhe familja jem nuk jemi aty që ta shohim me sytë tanë që mbështetja ka me kanë ma e madhe se çdo herë tjetër sepse kam përshtypjen se njerëzit tashmë e kanë kuptu se në vend se me luftu me njanin- tjetrin me luftu për shoqnin, për një shoqni me drejta të barabarta për një shoqni që e meriton me qenë e dashtun e meriton mu dëgju, me lanë të lirë me jetu jeten siç don vet. Unë ju uroj që të kënaqeni shumë pa presion, pa pasë nevojë me bë diçka që ndoshta do t’iu vë në siklet thjesht “have fun”, uroj shumë që vitin tjetër kjo javë të na gjejë bashkë, edhe t’iu jap një përqafim nga zemra të gjithëve, ju dua shumë have fun”.
Mesazh nga Shengyl Ismaili:
Përshendetje une jam Shengyl Ismaili dhe deshta t’ia uroj Javen e Krenarisë. Njerëz nuk është marre me marr e me dhanë dashni, marre osht me rrejt e me vjedh.Ka ardh koha që të vetëdijësohemi, s’ka rëndsi a je gey apo cilit nacionalitet i përket , dashnia osht dashni, t’marrim e t’japim sa ma shumë qajo është e rëndsishme që dikë me bo mu ndi mir e dikush ty met bo mu ndi mir. Kështu që un po ju ftoj me datën 9 qershor në ora 12 në sheshin Skëdnerbe të dalim e të festojmë në Paradën e Krenarisë, dalim e të luftojmë krejt bashkë për ni barazi. Ajde t’japim pak dashni, ajde t’marrim pak dashni s’ka sen mat bukur n’bot, ju dua”.
Mesazh nga Kreshnik Berisha-Keka
“Njona prej thanieve që më pëlqen ma së shumti është ajo që thotë n’fillim erdhëm për komunistat e se ngrita e se ngrita zanin se sisha komunist, tani erdhëm për socialistat e se ngrita zanin se sisha socialist, e kur erdhëm për sindikalistat prapë se ngrita zanin se s’isha sindikalist, tani erdhëm për hebrejtë e se ngrita zanin se nuk jam hebre, e kur erdhëm për mu s’kish mbet kërkush me ngrit zanin për mu. Çka po du me thanë është se edhe nëse nuk jeni pjesë e komunitetit LGBTIQ prapë se prapë është me rëndsi me ngrit zanin tu ju bashkangjit Paradës së Krenarisë nesër me 9 qershor prej orës 12 në Sheshin Skënderbe Prishtinë, se tu e ngrit zanin për drejtat e njeriut e ngritni zanin për të gjithë, po mas pari për vetveten, shihemi në Paradë”.
Pëndryshe, parada ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Republikën e Kosovës. Ceremonia e hapjes së Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë në Kosovë do t’i paraprinë realizimit të aktiviteteve tjera në kuadër të Javës së Krenarisë./SHQIP.com