Disa nga gjërat luksoze pa të cilat njerëzit nuk mund të jetojnë
Nga Wi-Fi tek udhëtimet, ka disa gjëra pa të cilat nuk mund të jetojmë.
Mirëpo, nëse do ju duhej të zgjedhnit në mes Netflix ose Spotify? Del se, shumica e njerëzve do të jepnin Spotify.
Një sondazh i fundit i më shumë se 1,000 njerëzve pyeti ata se pa cilat gjëra do të mund dhe nuk do të mund të jetonin.
Padyshim, gjëja e parë të cilën njerëzit do t’a jepnin ishin peshqirët e mirë. Mirëpo, kur erdhi fjala tek udhëtimet, dërgesën e ushqimit, Netflix, kafenë dhe më shumë, vendimet u bënë më të vështira.
Në përgjithësi dhe pa dyshim, njerëzit kategorizuan Wi-Fi dhe telefonin e tyre të mençur si dy gjërat të cilat duhet t’i kenë ‘’patjetër’’. Afër tyre ishin kafshët shtëpiake, tharësja dhe një dyshek i mirë, të cilët gjithashtu i radhitën ato në kategorinë ‘’e domosdoshme’’.
Kur është fjala tek shëndeti dhe mirëqenia, njerëzit gjithashtu bënë prioritet ngrënjen jashtë në vend të shkuarjes në palestër. Në mes kafesë dhe alkoolit, shumica prej tyre zgjodhën kafenë.
Por ju, çfarë do të jepnit? Shikoni infografikën e Thermostat më poshtë për të zbuluar më shumë./SHQIP.com