Lajme

Diplomati britanik pyet “pse aksioni në veri nuk u realizua kur të dyshuarit ishin në gjumë”

Diplomati britanik Ian Bancroft

Diplomati britanik, Ian Bancroft, është shprehur i shqetësuar lidhur me aksionin e së mërkurës së Policisë së Kosovës në Veri, duke pyetur se pse është realizuar në mëngjes.

Kjo pasi siç ka thënë ai, atëherë “të dyshuarit do të ishin në gjumë dhe rrugët e zbrazura”.

Lexo edhe:
Largohen barrikadat në Mitrovicë të Veriut dhe Rudarë

Dhe që një gjë e tillë s’ka ndodhur, sipas Bancroft, është “e pamatur dhe e paargumentuar”.

Veriu i Kosovës

“Shqetësimi im kryesor në lidhje me operacionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri është pse nuk u krye në agim, kur të dyshuarit ishin në shtrat dhe rrugët nuk ishin të mbushura me njerëz që bëjnë jetën e tyre të përditshme. Duket e pamatur dhe e paargumentuar”, ka shkruar ai në Twitter.

Ian Bancroft është një shkrimtar dhe diplomat i cili ka qenë i vendosur në ish -Jugosllavi për më shumë se një dekadë. Ai ka punuar për Bashkimin Evropian në Kosovë dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë, dhe ka shkruar gjerësisht për çështjet e Ballkanit për një sërë botimesh./SHQIP.com