Lajme

Dimal Basha i quan “zalloga” aktivistët e PSD-së, të cilët gjujtën ministrin Murati me miell

Dimal Basha

Aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë hedhur miell në drejtim të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Për këtë ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili i ka quajtur  “zalloga” aktivistët e PSD-së.

“E kanë gju me miell e ve Isën e Thaçin SEPSE ka qenë jetike me ndal ZAJDENICËN. Sot krejt Kosova e pranon që sikur t’realizohej zajednica e bënte Kosovën jofunksionale përjetë!

E kanë gju me miell Hekuranin sepse po kërkon m’u respektu ligji, dhe sot lajmëroi që po ndihmon me 150 milion euro bizneset dhe qytetarët në nevojë. Nuk është njëjtë, zalloga!”.

Basha tha se Qeveria Kurti nuk do të ndalet derisa të ndalen fillimisht kriminelët.

“S’ka rëndësi, Qeveria Kurti s’ka mu ndal pa u ndal kriminelët!”, shkroi ai.

Lexo edhe:
Aktivistët e PSD e gjuajnë me miell ministrin Hekuran Murati

Ndryshe, ky aksion i PSD-së është zhvilluar në lagjen ‘Dardani” derisa,  ministri Murati ishte duke dalë.

Në një video të shpërndarë nga kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, shihet teksa Murati mbulohet me miell nga aktivisti Nol Nushi./SHQIP.com