Sport Ndërkombëtar Seleçao - dy dekada pa trofeun e madh

Dilemat e ëmbla të Tites

Brazili i yjeve - e kërkon rikthimin e lavdisë - në Katar
Neymar Jr dhe Vinicus Jr

Nuk e ka fituar Kupën e Botës – që dy dekada.

Por, këtij rrugëtimi të gjatë – dëshirojn t’i jap fund në Katar.

Kombëtarja e Brazilit – në krye me Titen dhe e mbushur me yje e ka një qëllim: Ta rikthejë trofeun në shtëpi.

“Arma” e fortë e Seleçaos pa asnjë dyshim është reparti i sulmit – ku do të jetë konkurencë e madhe për pozitën e titullarit.


Neymar Jr

Numri 10 konsiderohet si “truri” i kësaj skuadre.

30 vjeçari tashmë ka ndërruar stilin e lojës dhe më nga krahu ka kaluar si organizator – lëvizje kjo që ka dhënë fryte.

Neymar është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e kësaj kombëtare – pasi e ka tundur rrjetën 74 herë. Vetëm tri herë më pak se Pele.

Nëse shënon katër gola në botëror – ai do të mbetej gjatë në librat e futbollit – pasi e merrte këtë stafetë – që do të ishte një sukses historik.

Vinicius Jr

Hapsira e lënë nga Neymar Jr – në krahun e majtë është zëvendësuar menjëherë.

Vinicius Jr – nuk është më thjeshtë “talent” – por kampion i Spanjës dhe i Evropës me Real Madrid.

Në sezonin e kaluar – ai vendosi shumë ndeshje të mëdha për “mbretërit” – duke e përfshirë edhe finalen e Championsit.

Aftësitë dribluese dhe shpejtësia që posedon – ka bërë që të jetë “ankth” i kundërshtarëve – dhe njëjtë synon të jetë edhe në Katar.

Gabriel Jesus

Në City – nuk pati shumë hapësira dhe vendosi të largohej.

Dhe vlerën e tij është duke e treguar te Arsenali.

Gabriel Jesus – po shkëlqen me “gunners” me dy gola dhe tri asistime – në vetëm katër ndeshje të zhvilluara.

Për shkak të profilit të tij, kontrollit të mirë të topit – ai mund të jetë startues në qendër të sulmit të Seleçaos.

Por, si konkurent kryesor do e ketë Roberto Firminon – që ka statistika të njëjta me Jesus – në këtë fillim sezoni.

Firmino

Ka fituar Premierligën dhe Ligën e Kampionëve me Liverpoolin.

Roberto Firmino ka përvojë, cilësi por edhe “uri” për sukses me kombëtare.

Në Kampionatin Botëror të fundit – që u mbajt në Rusi, viti 2018, ai u paraqit në katër ndeshje dhe shënoi një gol.

30 vjeçari do garoi “kokë me kokë” fillimishte me Darvin Nunez – në Liverpool – për vendin e startuesit.

Teksa, më pastaj – do të garoi edhe me Gabriel Jesus, i cili duket i “rilindur” në Arsenal.

Raphinha, Neres, Everton apo Antony?

Një dilemë e madhe është edhe “kush do të luaj në krahun e djatë të sulmit”?

Konkurenca në atë pozitë është e madhe.

Të katër futbollistët e cekur luajnë më këmbën e majtë.

I pari e djersitë fanellën e Barcelonës, i dyti në Benfica, i treti te Flamengo kurse i katërti është afër transferimit te Manchester United.

Statistikat tregojnë – që në sezonin e kaluar – më i miri ishte Raphinha, pasi shënoi 11-të gola dhe asistoi tri herë – në 35 ndeshjet e zhvilluara në Premierligë.

Dilema të mëdha për Titen.

Në “Rusia 2018”, Brazili ishte eleminuar në çerekfinale nga Belgjika, teksa në 2014-tën ishte “gjunjëzuar” në shtëpi nga Gjermania.

Kupa e Botës në Katar fillon të dielën e 20 nëntorit, kurse mbaron të dielën e 20 dhjetorit.