Dikur yll i Bayernit – tashmë luan në Amerikë

Konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenjë të futbollit brazilian.
E kishte shpejtësinë, posedonte aftësi të mëdha driblimi, por nuk i përmbushi pritshmëritë.
Karriera e tij, ka marrë një kahje komplet tjetër.
Douglas Costa – karrierën po e vazhdon në Amerikë.
Sulmuesi brazilian i është bashkuar La Galaxy – në formë huazimi gjashtë mujor, me opsion blerje në fund të sezonit.
Sezonën e kaluar, ai kishte qëndruar në huazim në Brazil – te Gremio, skuadër e cila ka rënë nga elita e futbollit brazilian.
31 vjeçari ka një karrierë të bujshme – në nivel ekipor.
Ndër të tjera, ai ka fituar tre herë Bundesligën dhe tre herë Serien A.
Në të kaluarën – ai ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Brazilit, por ka kohë që e ka humbur vendin e titullarit.

Amerika është bërë destenacion i shumë futbollistëve evropian – në vitet e fundit.
Steven Gerrard, Frank Lampard, David Villa dhe shumë të tjera e kanë mbyllur karrierën atje.
Mbetet të shihet nëse edhe Costa do e ketë fatin e njëjtë, apo ndoshta do të rikthehet përsëri në Evropë. /Shqip.com