Dikur rezervist i United – tash lider i Boca Juniors

Jo shumë kohë më parë, Marcos Rojo ishte bërë “objekt tallje” nga fansat e Manchester United – për lëndimet e shpeshta.
Por, argjentinasi duket se këto momente i përdori si motivim dhe rikthimi në vendlindje është një “rilindje” për të.
Shtatgjati është shpallur kampion i Kupës së Ligës – me Boca Juniors – pas triumuan me rezultat 3-0 ndaj Tigres.
Për Boca-n, ky ishte titulli i dytë – në tre sezonet e fundit.
Serinë e golave në këtë takim e hapi Rojo – pas një goditje me kokë.
Frank Fabra dyfishoi epërsinë e tyre në mes të pjesës së dytë, teksa Luis Vasquez u përkujdes për epilogun përfundimtar.
Rojo – në shumë ndeshje të këtij sezoni e mbajti edhe shiritin e kapitenit – duke qenë një nga shtyllat kryesore të skuadrës.
Në Boca – ai po luan si qendërmbrojtës, ani pse jo rrallhë herë në të kaluarën ka luajtur edhe në krahun e majtë.
Në total, ai zhvilloi 15-të ndeshje, teksa shënoi dy gola.
Pas këtij suksesi, 32 vjeçari duket se u entuziasmua shumë – pas u shfaq duke konsumar duhan, birrë dhe duke u ushqyer me picë
Por, kjo mbetet në plan të dytë – sepse paraqitja e tij në fushën e gjelbër ishte për çdo lavdatë./Shqip.com