Lajme

Digjet një veturë në Prizren, policia jep detajet

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Një veturë e tipit “Mercedes GLA” e vitit 2018 me targa zvicerane, sot në Grazhdanik në Prizren është kapluar nga zjarri. Pronari i saj ka deklaruar në polici se vlera e veturës është 43 mijë franga.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë e Prizrenit tha se rasti i djegies ka ndodhur teksa shoferi po voziste, i cili ka vënë re erë benzine dhe tym.

“Automjetin e tij kur e ndalon për ta shikuar problemin dhe në atë moment automjetin e ka kapluar zjarri. Pas raportimit  në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit dhe e kane shuar zjarrin si pasojë e zjarrit automjeti është djegur tërësisht. Viktima deklaron se dëmi i shkaktuar ka vlerën rreth 43000 Franga zvicerane”, tha Bytyqi.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është filluar rasti  “Incident zjarri”, përfundoi ai.

/Shqip.com