Lajme

Digjet një shtëpi në Skenderaj

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Zjarri ka kapluar një shtëpi në Radishevë të Skenderajt, ku është djegur një dhomë dhe garazha.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Radishevë, Skenderaj   19.01.2024 – 23:30. Ankuesi kosovar ka lajmëruar se është duke iu djegur shtëpia. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Si pasojë e zjarrit është djegur një paradhomë e shtëpisë së bashku me një garazhë në të cilën është djegur një traktor me disa vegla pune. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/Shqip.com