Lajme

Digjet një objekt në Komoran të Drenasit, Policia jep detaje

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Një objekt është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Komoran të Drenasit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se nga zjarri pati vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në Komoran të Drenasit. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo.

Zjarrfikësit dhe Policia po qëndrojnë në vendin e ngjarjes, tha ajo.

“Hetuesit në koordinim me prokurorinë, ka nisë një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Ahmeti.

/Shqip.com