Lajme Botë

Digjet fshati në Kanada ku u mat temperatura më e lartë

Fshati në Kanada

Një zjarr në pyll dogji 90 për qind të fshatit kanadez Lytton, ku më parë ishte matur një rekord i temperaturës prej 49.6 gradë Celsius, transmeton SHQIP.

Siç raportojnë mediat e këtij vendi kryetari lokal, Brad Vis ka deklaruar se dëmi i madh u bë në fshat në British Columbia, si dhe në infrastrukturën përreth.

Kreu i administratës së fshatit, Jan Polderman, deklaroi se ishte i lumtur që doli i gjallë dhe se nuk kishte mbetur shumë nga fshati si dhe urdhëroi banorët të evakuohen.

Ai ka shtuar se zjarri shpërtheu nëpër fshat për vetëm 15 minuta.

Temperaturat e jashtëzakonshme të larta kanë goditur pjesë të Amerikës së Veriut.

Në Kanadanë perëndimore, u regjistruan 486 vdekje për një periudhë prej pesë ditësh, krahasuar me një mesatare prej 165 në rrethana normale./SHQIP.com