Lajme

“Dialogu ‘mollë sherri’ që mund ta zhbëjë Qeverinë”

Qeveria e Kosovës

“Dialogu mund të jetë mollë sherri që mund ta zhbëjë Qeverinë, e që kjo mund të ndodhë pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi”.

Kështu thotë ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, derisa shton se një gjë e tillë pritet të ndodh në mesin e vitit 2022.

“Jep dorëheqje kryeministri Kurti apo ka një format tjetër se si shkojmë në zgjedhje. Këto janë pikëpyetje të mëdha. Mendoj që dialogu mund të jetë mollë sherri që mund ta zhbëjë Qeverinë”, deklaron Ymeri për EO.

“Por, zhbërjen e Qeverisë nuk e shoh të shpejt sepse dialogu dhe insistimi i ndërkombëtarëve për të pasur një vazhdim serioz të dialogut nuk shoh derisa të përfundojnë zgjedhjet në serbi që i bie diku ka mesi i vitit të ardhshëm”.

Sipas tij, nuk ka transparencë nga Qeveria aktuale për sa i përket këtij procesi “i cili po zvarritet çdo ditë e më shumë”.

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri

“Prandaj kemi pasur disa deklarime të kryeministrit dhe përmendje të eksponentëve të tjerë të qeverisjes po synojnë me bo një lloj riformatizimi të dialogut për të ndryshuar agjendën dhe qëllimet e tij”.

“Po në anën tjetër kjo nuk po tregohet se si do të bëhet dhe kemi vazhdimisht insistime nga pala tjetër jo vetëm nga Serbia por edhe nga Bashkimi Evropian, cilët thonë që veçanërisht karshi marrëveshjeve të arritura deri më tash ato duhen zbatuar 100% dhe dialogu të vazhdojë”.

“Dhe në këtë drejtim kemi një përplasje të mendimeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe ndërmjetësuesit për sa i përket procesit të dialogut të cilin nuk mundesh me ndryshuar nëse nuk ke përkrahje nga miqtë tanë ndërkombëtarë”.

Ymeri që është edhe drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, pohoi se “dialogu është një lloj pazari”, derisa shtoi se këtë proces nuk duhet që ta kushtëzojë opozita.

“Asociacioni është marrëveshje e nënshkruar e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Nëse nuk e zbatojnë marrëveshjen atëherë çfarë formati tjetër të marrëveshjes do të arrijnë, për t’i arritur qëllimet tona e që është njohja reciproke. Unë mendoj që dialogu është një lloj negociate, pazari”.

“A do të kushtëzojë opozitën. Unë mendoj që nuk do kushtëzim opozita. Nga bashkësia ndërkombëtare mund të jetë, por pastaj si vije deri te rrëzimi i Qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje”./SHQIP.com