Lajme

Nis takimi i Kurtit dhe pesë emisarëve specialë

Ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti me pesë emisarët për dialogun Kosovë-Serbi.

Në takim me Kurtin janë ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i deleguari amerikan Gabriel Escobar. Gjithashtu pjesë e takimit janë edhe tre këshilltarët e jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Ky është njëri ndër delegacionet më të rëndësishmë ndërkombëtare që viteve të fundit kanë qëndruar në Kosovë.

Javën e kaluar Kosovën e ka vizituar edhe këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet, ndërsa në fillim të muajit ishte edhe emisari britanik, Stuart Peach.

Kujtojmë se, këtë vizitë e kishte paralajmëruar presidentja Osmani, kur në muajin dhjetor kishte njoftuar se në pjesën e parë të janarit, Kosova do të mirëpres emisarët e shteteve mike, për të dhënë informacione shtesë sa i përket planit franko-gjerman.

“Për të gjitha çështjet që i kemi shtruar, do të marrim përgjigje nga ana e emisarëve të tyre, nga këshilltarët respektivë, të cilët po besoj që në pjesën e parë të janarit do të vijnë në Kosovë dhe po besoj që të gjitha këto shqetësime që i kemi, t’i sqarojnë.

Emisarët e Gjermanisë dhe Francës, por që besoj që në atë takim do t’u bashkohet edhe Emisari i SHBA-së, sepse për ne prezenca e Shteteve të Bashkuara është esenciale në këto takime”, kishte deklaruar Osmani.

Përveç takimit me kryeministri Kurti, emisarët specialë do të zhvillojnë takim gjatë ditës edhe me presidentin Vuçiq, në Beograd.

/Shqip.com