Lajme

Dhunimi i 12 vjeçares në Ferizaj, vjen reagimi nga Komisioni për Arsim

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport

Gjatë ditës së sotme është raportuar se një 12 vjeçare është dhunuar në qytetin e Ferizaj.

Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur në raportin policor të 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës.

“Rastet e fundit të dhunës seksuale në Kosovë, por edhe ky i fundmi i raportuar, i ndodhur në komunën e Ferizajit, është tronditës dhe si raste të tilla duhet të marrin dënimin e merituar ligjor dhe të pashtyeshëm.Jemi jashtëzakonisht të brengosur si Komision parlamentar për të drejtat e njeriut dhe lidhur me këtë çështje, në vazhdimësi kemi ngritur zërin dhe muajve të fundit kemi ftuar në Komision edhe përfaqësues të institucioneve përkatëse, për të pasur informacione të dorës së parë dhe për t’u informuar lidhur me veprimet ligjore që ato institucione kanë ndërmarrë” thuhet në reagimin e Komisionit.

Sipas Komisionit tash është koha e fundit që luftimit të rasteve të tilla t’u jepen përgjigje dhe dënime të merituara e të bazuara në sistemin juridik të shtetit të Kosovës.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.

Po ashtu është bërë e ditur se Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën

Lexo edhe:
Një 12 vjeçare dyshohet se u dhunua në Ferizaj

Kryeprokurori Shukri Jashari për Shqip.com ka thënë se i dyshuari është 19 vjeç, pra nuk është i mitur dhe se i njejti është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari është 19 vjeç. Është përgatitë kërkesa për paraburgim ndaj tij”, tha Jashari për Shqip.com

/Shqip.com