Lajme

Një 12 vjeçare dyshohet se u dhunua në Ferizaj

Një 12 vjeçare dyshohet se u dhunua në qytetin e Ferizaj.

Kjo është bërë e ditur në raportin policor të 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.

Po ashtu është bërë e ditur se Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën.

Kryeprokurori Shukri Jashari për Shqip.com ka thënënë se i dyshuari është 19 vjeç, pra nuk është i mitur dhe se i njejti është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari është 19 vjeç.Është përgatitë kërkesa për paraburgim ndaj tij”, tha Jashari për Shqip.com

/Shqip.com