Lajme

10 të arrestuar në Shtërpcë, ndër ta edhe ish-kryetari i Komunës

Policia e Kosovës

Dhjetë persona janë arrestuar të martën në Shtërpcë gjatë aksionit të Policisë së Kosovës për ndërtime pa leje, përcjell Shqip.com.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ndër të arrestuarit është edhe ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, dhe disa zyrtarë tjerë dhe pronarë të firmave.

Lexo edhe:
Policia e Kosovës me aksion në rajonin e Ferizajt dhe Prishtinës

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë janë duke e zhvilluar një aksion në komunën e Shtërpcës.

Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer veprat penale si “marrja e ryshfetit”, “dhënia e ryshfetit” dhe “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Po ashtu, Prokuroria bëri të ditur se pas përfundimit të operacionit, detajet tjera do të bëhen publike./SHQIP.com