Art Jetese

Dhimbja e kyqeve, e lidhur me mënyrën e të ushqyerit

Mënyra e të jetuarit edhe ushqyerja ka shumë rendësi në forcimin e kockave dhe parandalimin e sëmundjes së tyre.

Formimi i kockave ndodh kryesisht gjatë fëmijërisë dhe viteve të adoleshencës.

Kockat zmadhohen, rëndohen, janë më të forta dhe më të dendura. Dendësia maksimale e kockave arrihet në moshën 30 vjeçare.

Sëmundjet më të shpeshta që shkaktohen nga dëmtimi i kockave janë reumatizma, osteoporoza dhe artroza. Këto sëmundje shkaktojnë dhimbje të forta të kyçeve apo ënjtje të tyre.

Shkaktarët kryesorë të humbjes së masës kockore që shkaktojnë dhe dhimbjen e kyçeve janë si më poshtë.

Duhanpirja

Pirja e duhanit është një zakon shumë i keq që shkakton dëmtime të ndjeshme të kockave, zemrës dhe mushkërive.

Meshkujt dhe femrat që pijnë duhan përthithin më pak kalcium nga ushqimet.

Kjo nënkupton që organizmi përthith masën kockore për të përfituar kalciumin për të cilin trupi ka aq shumë nevojë.

Pirja e alkoolit

Ekspertët thonë se konsumi i rregullt i alkool-it dëmton kockat.

Kjo gjë mund të ndodhë edhe tek grupmoshat e reja. Personat që abuzojnë me alkoolin ka shumë gjasa të përjetojnë humbje të mëdha të masës kockore dhe fraktura.

Sipas ekspertëve këto simptoma kanë lidhje me ushqyerjen e keqe dhe rrezikun në rritje për dëmtim gjatë rrëzimit.

Kafeja

Pirja e 2 deri në 3 filxhanëve të kafesë në ditë i dobëson ndjeshëm kockat. Me kalimin e moshës kafeina pengon përthithjen e kalciumit, sidomos tek femrat.

Nëse nuk ndiheni gati për të hequr dorë nga kafeja, atëherë duhet të siguroheni që të konsumoni të paktën 1,000 mg kalcium në ditë.

Zgjidhni ushqime të shëndetshme për kocka të forca

Qumështi dhe produktet e tjera të bulmetit nuk janë të vetmet burime të kalciumit.

Asimilimi i kalciumit kërkon shumë vitaminë K, magnez dhe një sërë mineralesh.

Këta ushqyes të dobishëm mund t’i gjeni te boronicat dhe barishtet si spinaqi, lakrat e vogla, pazia dhe brokoli.