Lajme

Dështon zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës në raundin e parë

Mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Fehmi Kupina i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka dështuar të zgjidhet kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës në raundin e parë.

Ai ka marrë 25 vota, të cilat ishin të pamjaftueshme për t’u zgjedhur kryesues, pasi për këtë duhen 26 vota.

Lexo edhe:
Fehmi Kupina nga LDK propozohet për kryesues të Kuvendit të Prishtinës

Në votim kanë marrë pjesë 14 asamblistët e LDK-së, nëntë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe nga një i Nismës dhe Lëvizjes për Bashkim.

Në sallë qëndruan, por nuk votuan asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re lëshuan sallën./SHQIP.com