Lajme

Fehmi Kupina nga LDK propozohet për kryesues të Kuvendit të Prishtinës

Kuvendi Komunal i Prishtinës

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka nisur mbledhjen e sotme ku do të zgjedh kryesuesin e Kuvendit Komunal, përcjell Shqip.com.

Lëvizja Vetëvendosje si subjekti me numrin më të madh të asamblistëve në Kuvendin Komunal, ka hequr dorë nga propozimi i anëtarit për kryesues.

“Ne heqim dorë nga kjo e drejtë, dhe ia kalojmë subjekteve tjera. LVV nuk është peguese e procesve dhe ne do të qëndrojmë në sallë”, u tha nga një asamblistë i LVV-së.

Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës, për kryesues të Kuvendit Komunal, ka propozuar Fehmi Kupinën.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Fehmi Kupina

Kupina është emri i vetëm i porpozuar, pasi që edhe subjektet tjera PDK, AAK e AKR nuk dhanë ndonjë propozim.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se “ekziston energji pozitive për ta zgjedhur kryesuesin”.

“I kam ftuar të gjithë të bashkëqeverisim dhe jemi në proces. Jemi në proces dhe do ta merrni vesh shumë shpejt. Jemi të përafruar me të gjithë. Është energji pozitive, e mirë, e marrëveshjes. Ta krijojmë shumicën për të mirën e qytetarëve. T’i ndajmë përgjegjësitë për të mirën e qytetarëve të Prishtinës. T’i shtyjmë proceset përpara”, ka thënë Rama./Shqip.com