Dështon Arsenali
Publikuar:
(11.02.2023 18:05:00)

Arsenali, u ndal në barazim 1:1 në shtëpi të shtunën nga Brentfordi, në kuadër të xhiros së 23-të.
Ishte ndeshja e tretë për “revolveristët” pa fitore në të gjitha garat, dhe tani e rrezikojnë edhe titullin e Premierligës.
Leandro Trossard në minutën e 66-të, i asistuar nga Bukayo Saka, shënoi për golin e epërsisë.
Por ishte Ivan Toney ai i cili barazoi shifrat në minutën e 74-t, për ta lënë pa fitore skuadrën vendëse.
Granit Xhaka ishte titullar tek Arsenali dhe luajti deri në minutën e 81-të.
Pas 21 ndeshjeve të luajtura, Arsenali ka 51 pikë në vendin e parë. Ka gjashtë pikë më shumë se City në vendin e dytë.
Brentfordi në vendin e tetë ka 34 pikë.
/Shqip.com